Ndërmarrësia dhe digjitalizimi, temë bosht e diskutimit të hapur që ndërmarrësi amerikan, Ari Zoldan e pati me studentët e UBT-së

22/05/2019

Drejtori ekzekutiv i Quantum Media Group, Ari Zoldan mbajti një diskutim të hapur dhe shumë interkativ me stafin dhe studentët e UBT-së, ku u trajtuan mënyrat dhe hapat që i shtyjnë ndërmarrësit drejt suksesit, për mediat dhe fuqinë e tyre, si dhe për ndikimin e digjitalizimit në nivel global.

 

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi tha se ndarja e përvojave nga ndërmarrës të suksesshëm në tregun amerikan, është modeli më i mirë edhe për ndërmarrësit e ardhshëm kosovarë, që të kenë sukses në tregun tonë.

 

Drejtori ekzekutiv i Quantum Media Group, Ari Zoldan tha se hapi i parë që ndërmarrësit duhet të ndërmarrin çdo ditë, është që të definojnë suksesin dhe të punojnë që të njëjtin ta arrijnë, e sipas tij, vetëm në këtë formë arrihet brendimi i vetes dhe produktit.

“Ndërtimi i brendit personal është investimi në veten tuaj, e tek më vonë i shtohet vlera dhe kuptimi ndërlidhjes së brendit me audiencën”, theksoi ai.

 

Ai i këshilloi studentët që të punojnë me veten e tyre dhe t’i gjejnë mangësitë që mungojnë në tregun kosovar, sepse në këtë formë rrjedhin inovacionet dhe suksesi i tyre.

 

Në fund, studentët dhe stafi i UBT-së parashtruan pyetje për format më efektive të brendimit, për taktikat e gjetjes së mangësive në treg dhe për mënyrat se si dikush mund të bëhet influencues në rrjete sociale.