Në UBT u shënua Dita Ndërkombëtare e Sistemeve të Gjeoinformacionit

20/11/2015

Në kuadër të  “Javës së ndërgjegjësimit për gjeografinë” (Geography Awareness Week), UBT shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sistemeve të Gjeoinformacionit e njohur si GIS Day. Gjatë këtij aktiviteti ditor, UBT në bashkëpunim me kompaninë ATI-Kos për studentët nga Fakulteti i Sistemeve të Informacionit, Arkitekturës, Energjisë Efiçiente dhe Shkencave Kompjuterike, organizuan një workshop/mapathon përmes të cilit studentët u njoftuan mbi rëndësinë e gjeoinformacionit, teknikat e përdorimit të hartave, shfrytëzimin e hartave në ueb-faqe, përdorimin e platformave dhe veglave me kod të hapur për menaxhimin e hartave elektronike, si dhe format për dhënien e kontributit tonë në plotësimin e hartave elektronike në Kosovë dhe gjetiu.

 

 

Një fjalë rasti në konferencë, mbajti edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi theksoi se UBT ka një program të plotë të akredituar mbi për studimet Master mbi GIS si dhe duke pasur parasysh edhe programin e studimeve bachelor mbi Sistemet e Informacioneve, UBT ofron një cikël të plotë për studentët që dëshirojnë të studiojnë sistemet e informacionit, respektivisht të gjeoinformacionit.