Në UBT u mbajt punëtoria e parë profesionale e Infermierisë

13/12/2017

 

Fakulteti i Infermierisë në UBT, ka organizuar punëtorinë e parë profesionale për studentët dhe stafin e këtij fakulteti, e cila është akredituar nga Qendra për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Në këtë punëtori mori pjesë Linda Connelly nga Universiteti i Floridës së Veriut, njëherësh ish-togere e Trupës së Infermierëve të Ushtrisë Amerikane, e cila për të pranishmit ka ligjëruar për infermierinë që zhvillohet në dhomën e emergjencës dhe rolin e infermierit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Në pjesën e dytë të kësaj punëtorie është realizuar edhe praktikumi simultant në dhomën e emergjencës së UBT-së, në të cilën ka asistuar studenti i Conelly-t, Matt Saunders.

 

Vlen të theksohet se, krahas studentëve të UBT-së, në këtë punëtori morën pjesë edhe infermierië nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nga Spitalet Rajonale dhe nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, të cilët përfituan njohuri të reja nga fusha e infermierisë.

 

Aktivitete dhe punëtori të tilla, UBT ka organizuar vazhdimisht, me qëllim që t`ju ndihmojë studentëve dhe profesionistëve shëndetësorë rreth formimit të tyre akademik dhe profesional.