Në UBT u mbajt ligjërata tematike për kulmet e rrafshëta

22/12/2014

Studentë, profesorë dhe të interesuar të tjerë kanë qenë të pranishëm në ligjëratën tematike për kulmet e rrafshëta, që është organizuar më 19 dhjetor 2014 në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UBT.

 

Prezantimi u bë nga përfaqësuesi i kompanisë gjermane “WOLFIN” dhe përfaqësues të disa kompanive të tjera që merren me prodhimin e materialeve për hidroizolime.

 

Në prezantim ishte i pranishëm përgjegjësi i Fakultetit te Ndërtimtarisë në UBT, njëkohësisht ligjërues i lëndës Konstruksionet Arkitektonike në Fakultetin e Arkitekturës, Dr.Muhamet Ahmeti.

 

Gjithashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësues të biznesit vendor, mes të cilëve edhe drejtori i kompanisë “Hidroizolimi Shala” , qe merret me ekzekutimin e punimeve në kulmet e rrafshëta dhe hidroizolime,  z. Selim Shala.

Gjatë këtij prezantimi, studentët janë njoftuar me materialet më të reja që përdoren për punimin e kulmeve të rrafshëta, si dhe janë dhënë sqarime detaje lidhur me karakteristikat e këtyre materialeve edhe për mënyrën e punimit me këto materiale.