Në UBT, nesër mbahet konferenca për Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

11/05/2017

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nesër, më 12 maj, Fakulteti i Infermierisë në UBT, në bashkëpunim me Qendrën kryesore të Mjekësisë familjare “Fehmi Agani”, në Prishtinë, do të organizojnë një konferencë, që do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, në Amfiteatrin 1, duke filluar nga ora 11:00-15:00.


Në konferencë do të marrin pjesë profesionistë shëndetësorë, politikanë, profesorë e studentë të mjekësisë, për të diskutuar rreth qasjes bashkëkohore të infermierisë.


Teksa, në pjesën e dytë të kësaj dite, studentët e Infermierisë në UBT do të ofrojnë shërbime infermierore falas për qytetarët e Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”.


Këto aktivitete do të zhvillohen nga ora 09:00-15:00. Kurse, qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të bëjnë matjen e tensionit arterial, matjen e peshës trupore, si dhe të marrin këshilla mjekësore.