Në UBT mbahet sesioni informues “StartUP Social Venture Workshop”

07/12/2016

Në hapësirat e UBT-së, “UNICEF Innovations Lab Kosova”, ka mbajtur të marten një sesion informues: “StartUP Social Venture Workshop” për ndërmarrjet sociale. Punëtorinë e drejtoi koordinatori i programit, Alim Halimi.


Gjatë punëtorisë u zhvilluan ligjërata për ndërmarrësinë personale, për përdorimin e mundësive në themelimin e ndërmarrësisë sociale, për zgjidhjen e problemeve dhe sfidat sociale me ndikim në komunitet, për mundësinë e fitimit deri në 5000 euro nga idetë inovative etj. Mjetet e fituara nga ideatorët konkurrentë mund të përdoren vetëm për realizim të idesë së paraqitur.


Të drejtë aplikimi në këtë program kanë të rinjtë e Kosovës, të grupmoshës 15-25 vjeç; të rinjtë që kanë ide për të zhvilluar një produkt ose shërbim; kompanitë ose ndërmarrjet që funksionojnë më pak se 6 muaj në Kosovë etj.
Shpenzimet e punëtorisë janë mbuluar nga “UNICEF Innovations Lab Kosovo”.
Për aplikim duhet të krijohet një grup nga 3 deri në 5 anëtarë dhe të kompletohet formulari, I cili gjendet në: www.kosovoinnovations.org/STARTUP.