Në UBT filluan trajnimet dhe certifikimet në fushën e Teknologjisë Informative

23/11/2015

Qendra Ekzekutive për Zhvillim Profesional në UBT ka filluar me organizimin e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale në fushën e Teknologjisë Informative, për pjesëmarrje në të cilat kanë shprehur interesim një numër i konsiderueshëm i studentëve.


UBT si Qendër e Autorizuar për trajnimet e Cisco Networking Academy gjatë nëntorit organizoi grupet e para në trajnimin IT Essentials: PC Hardware and Software dhe do të vazhdojë me trajnimet e radhës në Linux Essentials dhe Windows Server 2012.

 

Gjithashtu UBT, përmes Qendrës së Trajnimeve, ofron edhe certifikimet profesionale në të gjitha fushat e Teknologjisë Informative, siç janë: Software dhe Hardware, Siguri Kibernetike, Rrjete Kompjuterike, Serverë, Menaxhimi të projekteve të TI-së etj.