Në UBT fillon Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit – hapet nga rektori Hajrizi dhe presidenti Thaçi

16/03/2017

Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, nesër, më 17 mars, nga ora 11:00, fillon aktivitetet dyditore Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, ku do të mblidhen personalitete dhe artistë të njohur vendorë e ndërkombëtarë.

Festivali është organizuar nga UBT dhe IWS Kosova, teksa hapjen do ta bëjnë rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

E veçanta e këtij edicioni është që, një artist nga Kanada, si atraksion ka shprehur dëshirën që ta punojë portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

UBT siguron transport për në Kampusin Inovatitv të UBT-së, me këtë rast, autobusi për në Lipjan niset nga ora 08:30 nga rrethi i flamurit në Prishtinë.