Në njëvjetorin e vdekjes, UBT përkujton profesorin Ganimet Klaiqi

15/05/2018

Në njëvjetorin e vdekjes së gazetarit të njohur dhe profesorit të Fakultetit Media dhe Komunikim, Ganimet Klaiqi, UBT njofton që nga shtëpia botuese “Armagedoni” është publikuar libri i tij më titull “Njoftueshmëria në titujt e gazetave”.

 

Vdekja e profesorit Ganimet Klaiqi është humbje e madhe për studentët e Medias e Komunikimit, pasi shumë prej tyre nuk e patën fatin që të mësojnë nga ai për të mirat dhe sfidat e profesionit, si dhe të trashëgojnë prej tij mënyrën e të bërit gazetari të shëndetshme. Megjithatë, përmes këtij libri, studentët do të kenë mundësi të marrin këshilla dhe informacione të shumta dhe të vyeshme për të ardhmen e tyre si gazetarë profesionistë dhe me etikë të lartë pune, ashtu siç e kishte profesori Klaiqi.

 

UBT, kolegët dhe studentët do ta kujtojnë përherë veprën, afërsinë, profesionalizmin dhe respektin, të cilin ai e kishte për çdo njeri.
Urojmë që studentët që ai i mësoi e edukoi profesionalisht, ta ndjekin rrugën e tij dhe të bëhen shembull për gjeneratat e ardhshme.