Në Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit, studentët e infermierisë bëjnë matjen e presionit të gjakut

17/05/2018

 

Me rastin e shënimit të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit, studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT, në bashkëorganizim me Grupin për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT, si dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, kanë zhvilluar disa aktivitete simbolike.

 

Aktivitetet janë mbajtur në Qendrën Kulturore Sociale për të Moshuar, në Prishtinë. Kjo ditë u shënua me shpërndarjen e fletëpalosjeve me përmbajtje sensibilizimi dhe informimi, teksa shumë qytetarë e patën mundësinë të bëjnë matjen e shtypjes së gjakut.

 

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte rritja e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut, inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor etj.