Në akademinë e Shkencave të Ushqimit diskutohet për rëndësinë dhe mënyrën e të ushqyerit

11/07/2017

 

Në UBT ka filluar cikli i ligjëratave në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, si pjesë e Akademisë Ndërkombëtare Verore, që mori vëmendjen e studentëve, industrisë së ushqimit dhe njohësve të kësaj fushe.

 

Aktiviteti i këtij fakulteti filloi me ligjëratën e përfaqësuesit të kompanisë “Herbalife”, And Abdullahu, i cili trajtoi temën: “Shkencat e Ushqimit dhe Nutricioni”, në kuadër të së cilës u diskutua për produktet e ndryshme ushqimore, për të ushqyerit, dietat, shmangien e ushqimeve të dëmshme,  për mënyrën e qasjes karshi kontrollit të ushqimit nga kompanitë e ndryshme, për format e të ushqyerit sipas standardit herbal etj.

 

Ndërsa, nesër në akademinë e këtij fakulteti do të vazhdohet me ciklin e ligjëratave, të cilat do të prezantohen nga Gafurr Xhabiri dhe Hyrie Koraqi.