Në Akademinë e Infermierisë ligjërohet për aplikimin e kompjuterikes në shëndetësi

20/07/2017

Fakulteti i Infermierisë në UBT, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka vazhduar me ciklin e ligjëratave tematike, me ç’rast ka ligjëruar profesori i UBT-së, prof. dr Zhilbert Tafa.

 

Tema e cila u prezantua para studentëve pjesëmarrës ishte “Aplikimi i kompjuterikes në shëndetësi: e-health dhe inteligjenca artificiale”, e cila përfshiu domenin e telecare sistemeve dhe sistemet për menaxhimin e shënimeve elektronike shëndetësore.


Me këtë rast, për studentët u prezantuan studimet e rastit për monitorimin kontinual të parametrave fiziologjike në kohën reale dhe sistemi inteligjent për parashikimin paraqitjes së diabetit. Në fund, studentët panë edhe aspektet specifike të të dhënave shëndetësore në kontekstin e privatësisë.

 

Ligjërata përfshiu edhe studimin e bërë mbi implementimin aktual të teknologjive informatike në menaxhimin e shënimeve shëndetësore në Kosovë.

Në ditët në vijim, aktiviteti do të vazhdojë me trajtimin e tematikave të ndryshme nga ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë.