Në 15 – vjetorin e themelimit, UBT-ja ridizajnon kampusin në Lipjan

25/05/2016

Ideuar nga presidenti dhe rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, në vigjilje  të 15 vjetorit të themelimit të UBT-së,  është duke u ridizajnuar Kampusi i UBT-së në Lipjan. UBT-ja, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, është themeluar në vitin 2001, kurse sivjet mbush 15 vjet të aktivitetit akademik.


Organizimi i ridizajnimit po bëhet nga arkitektja Blerta Vula – Rizvanolli, duke u bazuar në përvojat e suksesshme të aktivitetit kreativ me studentët.


Për këtë ridizjanim ishte hapur edhe konkurs, qëllimi i të cilit ishte përfshirja e studentëve në zhvillimin e ideve të reja krijuese, që përshtatin në maksimum ambientet për aktivitete akademike të studentëve.


Konkursi përbëhej nga 4 detyra ridizajnimi: Hapësirat e përbashkëta, Smart Hub, Kantina dhe Ambientet e jashtme.


Në garë ishin 8 grupe, të cilat prezantuan me sukses idetë ridizajnuese të Kampusit, përpara jurisë së përbërë nga rektori Edmond Hajrizi (kryetar), Blerta Vula, Mimoza Sylejmani dhe Muzafer Shala (anëtarë). 


Për grupet fituese, përveç çmimeve monetare, është siguruar edhe intership në kompanitë më me emër të Kosovës.

Sipas rektorit Edomond Hajrizi, hapësirat e ridizjanuara do të jenë moderne, me teknologji të përparuar dhe të shfrytëzueshme për studentët.