Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment, programi i parë studimor i këtij lloji në Kosovë

24/08/2020

Duke qenë se kërkesat e industrisë për kuadro profesionale në muzikë janë rritur, UBT ofron programin Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment, programi i pari i këtij lloji në Kosovë, që u mundëson kandidatëve të aftësohen profesionalisht dhe bëhen menjëherë pjesë e industrisë së muzikës.

 

Këtë program e bëjnë të veçantë pesë specializimet unike, nga të cilat studentët potencial të këtij fakulteti do të kenë mundësi që të zgjedhin individualisht për të ndërtuar profilin profesional të tyre sipas nevojës dhe preferencës.

 

Fakulteti për Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment ju ofron studentëve potencial mundësinë që të inkuadrohen në punë praktike të profesionit që nga fillimi i studimeve e deri në përfundimin e tyre dhe ne këtë e bëjmë me qëllim që ti përgatisim studentët në atë mënyrë që ata të jenë të gatshëm që t’i përballojnë sfidat e mundshme në zhvillimin e profesionit të tyre në të ardhmen.

 

Specializimet në programin Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment:

 

  • Kompozim / Këngshkrues
  • Performancë Vokale
  • Performancë në Instrument
  • Audio Produksion
  • Menaxhment Muzikor

 

Apliko TANI: http://study.ubt-uni.net/mmdpm/?fbclid=IëAR06tXDJ1pxJNvpsCazN1yYikC4l0-e7Xm6g3uT4SXkajo8upnAhJhz9vrs