Mundësi unike për të përvetësuar gjuhën angleze në UBT

16/11/2022

Gjuha angleze është një nga gjuhët më të përdorura në botë, dhe si e tillë është bërë çelës për sukses në karrierë. Për këtë, UBT për të ata që dëshirojnë të përvetësojnë dhe të avancojnë njohuritë rreth gjuhës angleze do të fillojë me kursin e kësaj gjuhe.

UBT dhe Shkolla Profesionale e Gjuhës Angleze ofrojnë kurse të akredituara të gjuhës për studentët dhe gjithë kandidatët e tjerë të interesuar të mësojnë apo të avancojnë gjuhën angleze në nivele të ndryshme: Beginner, Elementary, Pre-Intermediate, Upper-Intermediate dhe Advanced.

Përmes këtij kursi, pjesëmarrësit do të avancojnë të folurit, të shkruarit dhe të lexuarit e gjuhës angleze, duke u profesionalizuar dhe u përgatitur për të qenë të gatshëm për tregun e punës.

Studentët që përfundojnë me sukses nivelin e këtij kursi do të pajisen me certifikatë, e cila është e vlefshme edhe për programe ndërkombëtare si Erasmus+, dhe mobilitete tjera relevante, si dhe për studentët qe dëshirojnë të vazhdojnë studimet tutje.

APLIKO TANI: Kursi i Gjuhës Angleze

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!