Mundësi mobiliteti Erasmus+ në IPBeja, Portugali

05/10/2026

UBT hap thirrjen për studentët Bachelor të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) për mobilitet studentor në Polytechnic Institute of Beja (IPBeja), Portugali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

IPBeja është institucion publik i arsimit të lartë në Portugali. Për studentët e MBE-së, veçanërisht relevante është School of Technology and Management (ESTIG), e cila ofron studime në fushat e menaxhmentit, biznesit, ekonomisë dhe fusha të ndërlidhura.

Beja ndodhet në rajonin Alentejo, në jug të Portugalisë, dhe njihet për trashëgiminë historike, klimën mesdhetare dhe atmosferën e qetë studentore. Mobiliteti u mundëson studentëve që, krahas studimeve, të përjetojnë kulturën dhe jetën në Portugali dhe të krijojnë një përvojë të vlefshme ndërkombëtare.

Pas shqyrtimit të aplikimeve, studentët që plotësojnë kriteret do të ftohen për intervistë. Në përfundim të procesit të vlerësimit, kandidatët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në IPBeja.

Afati për aplikim: 23.10.2026, ora 17:30

Informata: erasmus.mobility@ubt-uni.net

Aplikimi online