Mr. Jessie L. Massey diskutoi me studentët e UBT-së

26/04/2012

 

Prishtinë,   26 prill 2012-   Ekspert i Logjistikës nga USA, Mr Jessie L. Massey,  ka marr pjesë në debatin e organizuar sot në UBT, në temën “Menaxhimi i  zinxhirit të furnizimit”.

 

Të pranishëm në debat ishin profesorë të UBT-së, studentë dhe të interesuar të tjerë, të cilët përcollën me interesim debatin.

Ligjërata ka qenë e orientuar në përfshirjen e  integrimit të informacionit, transporti, inventari, trajtimin e materialit, paketimin dhe sigurinë si dhe në kompleksitetin e logjistikës së prodhimit dhe  të modelimit përmes ndihmës së softwereve, e cila është vazhdimisht e ndikuar nga ndryshimet ndërkombëtare. 

 

Gjithashtu përqendrimi i ligjëratës ka qenë  edhe në shtjellimin e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit kundrejt  logjistikës, për furnizimin dhe zinxhiri e kërkesave,  trendit të vlerave,  ndërkombëtare të furnizimit , transporti dhe pjesëmarrësit në transport, pesë modelet themelore te transportit dhe kostoja e strukturës për çdo model transporti.

 

Në fund të debatit , Presidenti i UBT-së, Dr. Edmond Hajrizi  në kabinetin e tij po në objektin e UBT-së, zhvilloi një bisedë  më  mysafirët dhe i njoftoi me punën dhe organizimin e UBT-së, si dhe i falënderoi ata për pjesëmarrje në debat në UBT.