Morehad State University i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit me UBT-në

27/07/2017

Gazeta e Morehead State University, “SEIS NEWS”, në SHBA, i ka kushtuar rëndësi të veçantë vizitës së përfaqësuesit të Departamentit për Menaxhimin e Inxhinierisë dhe Teknologjisë brenda këtij universiteti, Jorge Ortega, të bërë në UBT disa muaj më parë.

 

Në këtë artikull, UBT përshkruhet si institucion inovativ i arsimit të lartë në Kosovë, i cili brenda pak vitesh është shndërruar në njërin prej institucioneve më progresive dhe më të vlerësuara në rajon, teksa në të u prezantuan edhe aktivitetet e profesorit Ortega, gjatë vizitës së realizuar në UBT.


Mes tjerash, në këtë artikull përmendet lidhja e bashkëpunimit të ngushtë mes UBT-së dhe Morehead State University, për shkëmbimin e studentëve, realizimin e vizitave të përbashkëta kërkimore, bashkëpunimet në hulumtim, si dhe zhvillimin e fushave të reja për studim.

 

Si hap i parë drejt konkretizimit të marrëveshjes mes dy institucioneve është vizita dhe puna kërkimore në fushën e realitetit virtual e tetë studentëve të UBT-së, që aktualisht janë duke qëndruar në Morehead State Univeristy, me ftesën e profesorit Ortega.