Moduli i Xhudos në UBT: Udhëtimi praktik i studentëve në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

18/04/2024

Studentët e Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes dhe të Aktrimit nga Kolegji UBT ishin në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, për të realizuar pjesën praktike të modulit të Xhudos që është pjesë e Sporteve Luftarake dhe Luftrave Skenike.

Trajneri i mirënjohur Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi , të cilët janë pjesë e stafit në Fakultetin e Shkencave Sportive në UBT, së bashku me xhudistet Olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe të tjerët, demonstruan para studentëve tanë teknikat e xhudos dhe njëkohësish i mësuan studentët tanë në mënyrë praktike se si realizohen teknikat e rënieve dhe mbrojtjeve në xhudo.

Studentët të shoqëruar nga profesorët: Agron Thaçi, Masar Xhaka, Abedin Bahtiri dhe Milaim Berisha, patën rastin të njihen me teknikat dhe strategjitë e xhudos nga profesionistët e fushës. Përmes kësaj përvoje, ata jo vetëm që përfituan njohuri të reja në fushën e xhudos, por edhe ndjeu frymën e bashkëpunimit dhe përkrahjes së ekipit.