Mijëra studentë të UBT-së po ndjekin online gjitha ligjëratat semestrale

04/04/2020

Kanë kaluar disa javë që kur UBT ka filluar mbajtjen e mësimit në distancë, mësimin online përmes internetit, mirëpo në kuadër të institucionit pa asnjë problem po zhvillohen një seri kursesh semestrale që studentët kanë qasje në çdo kohë dhe në çdo vend.

 

Mësimi online ofron një numër avantazhesh për studentët, sidomos marrjen e njohurive të reja në profesionet përkatese në këtë kohë pandemie, por e rëndësishmja është që ata kanë qasje edhe në materialet që janë ligjëruar gjatë gjithë kësaj kohe.

 

Mësimi online ka socializuar studentët dhe u ka mundësuar bërjen e pyetjeve bëhet përmes forumeve të diskutimit ose përmes emailit zyrtar drejtuar profesorëve.

 

Kjo formë e mësimit ka qenë e domosdoshme ngaqë aktualisht bota dhe Kosova, po përballen me një virus vdekjeprurës dhe shumë infektiv të quajtur COVID-19, program mësimi që UBT suksesshëm po implementon që nga dita e parë kur ka filluar.

 

Platforma Moodle, të cilën UBT e përdorë zyrtarisht për mësimin online, ka ngjallur interesimin e mbi 10 mijë studentëve që t’i vijojnë mësimet, ngaqë, për siç thanë, sepse është interaktive dhe mund të praktikojnë dhe vizualizojnë online çdo mësim.

 

Kjo platformë mundëson komunikimin me video dhe audio mes studentëve dhe profesorëve, ku ata mund të përdorin edhe opsionet e tabelave virtuale të platformës për të praktikuar leksionet në kohë reale.

 

Mësimi online është përvojë të cilën UBT e kishë sjellë në Kosovë vite më parë, ku mundëson shftyrëzimin e interaktivitetit në distancë.