Mëso programimin në UBT!

10/01/2022

Java Programming është një prej gjuhëve programuese shumë të kërkuara në gjithë botën, e të cilën UBT e ofron për studentët dhe të interesuarit e tjerë përmes Qendrës për Shërbime Profesionale dhe Produkte.

 

Numri i studentëve të interesuar për të mësuar këtë gjuhë programuese është gjithnjë e në rritje, ndaj UBT iu ofron atyre profesionistët më të mirë të Java-s, të cilët do të jenë pranë tyre në secilin hap dhe detaj drejt përvetësimit të kësaj gjuhe programuese.

 

Trajnerët janë të licencuar ndërkombëtarisht dhe janë më të mirët që ka vendi ynë, ndaj pjesëmarrësit e këtij trajnimi fitojnë kompetenca të larta dhe njohuri shumë të rëndësishme për sa i përket kësaj gjuhe programuese, duke ofruar analizimin dhe zgjidhjen e problemeve praktike.

 

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij trajnimi, këtë mund ta bëjnë duke aplikuar online në linkun: Aplikimi – Java Programming