Mëso gjuhën gjermane në UBT, merr certifikatë të njohur ndërkombëtarisht

21/09/2021

UBT ofron kursin e gjuhës gjermane, një prej gjuhëve zotërimi i së cilës është bërë një faktor ndikues, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Mësimi i kësaj gjuhe dhe aftësimi sa më i mirë është i një rëndësie të veçantë në zhvillimin dhe rrugëtimin tuaj profesional në karrierë.

 

UBT për të gjithë kandidatët e interesuar që shprehin dëshirë dhe vullnet për të ndjekur dhe përvetësuar kursin e njërës prej gjuhëve më të njohura të botës, ofron leksione që prej nivelit fillestar A1 deri tek ai më i avancuar C2.

 

Infrastruktura moderne e UBT-së ua lehtëson kandidatëve të interesuar ndjekjen e të gjitha mësimeve, me metoda të reja të mësimdhënies, mësim intensiv si dhe këshillim, kështu duke u ofruar mundësinë që të përfitojnë certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

 

Linku për aplikim: Kursi i gjuhës gjermane – Aplikimi