Me sfilatë mode dhe ekspozitë fillon Akademia e Dizajnit të Integruar 

13/07/2021

Në ambientet tejet të bukura të Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, janë ekspozuar punimet e studentëve të Fakultetit Dizajn i Integruar në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të këtij fakultetit, në festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”.

Kjo ngjarje do t’u lejojë pjesëmarrësve krijues e të motivuar të eksplorojnë pasionin e tyre për modën, teksa studentët e vitit të tretë dhe të dytë do të shfaqin punën e tyre përgjatë gjithë Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Dizajn i Integruar.

Pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishin profesorët: Besfor Salihu, Arbëresha Hoxha, Uran Krasniqi, Kaltrina Veselaj – Shllaku dhe Zymer Veliu.

Nga kjo akademi verore, e cila do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, e që për fokus ka ndërthurjen e proceseve të ndryshme krijuese në shumë fusha të dizajnit, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë mundësi të njihen me këto procese, me kërkesat e tregut, si dhe mënyrat më të mira për të përmbushur këto kërkesa.

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, është duke u organizuar në kuadër të festivalit më të madh ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”.