Me rastin e përmbylljes së Akademisë Verore të Departamentit të Muzikës Moderne dhe Prodhimit Digjital mbahet koncert online

10/07/2020

Akademia Verore e Departamentit të Muzikës Moderne dhe Prodhimit Digjital, përmbylljen e saj do t’a bëj me një koncert online me studentët dhe pjesëmarrësit. Ftohen të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë event, i cili do të mbahet sot, duke filluar nga ora 19:00, në platformën virtuale të UBT-së.

 

Ky koncert do të shënoj edhe zyrtarisht mbylljen e Akademisë Verore të këtij departamenti, e cila mbahet në kuadër të festivalit “Global UBT FEST 2020”.