Me punimet e studentëve mbyll aktivitetin Akademia e Arkitekturës, në kuadër të “Global UBT Fest 2020”

14/07/2020

Ka mbyllur aktivitetin Akademia Verore e Arkitekurës dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, akademi në të cilën u zhvilluan aktivitete, ligjrata, si dhe diskutime me ekspertë të fushës nga vendi dhe rajoni.

 

Ky fakultet, aktivitetin e vet e përmbylli me prezantimin e punimeve të dalluara të studentëve, të cilët kanë projektuar objekte të ndryshme, si dhe kanë zhvilluar plane për riorganizimin e parkut të germisë.

 

Gjatë tërë Akademisë Verore të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapsinor, u prezantuan ligjrata me tema aktuale të kësaj lëmie, ku u prezantuan edhe modele arkitektonike dhe standardet e fundit që po i aplikojnë arkitektët në botë.

 

Kjo akademi mblodhi qindra studentë, të rinj, profesorë dhe ekspertë të fushs së arkitekturs, të cilët edhe bashkërisht ngjallen diskutime interaktive.