Me ligjërata mbi teknikat e reja të të mësuarit, përfundoi punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Edukimit

12/07/2021

Ka mbyllur punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Edukimit, në të cilën morën pjesë ekspertë dhe pjesëmarrës, të interesuar për sfidat, metodat dhe arsimin e së ardhmes.

 

Profesoresha e UBT-së, Alma Lama  mbajti ligjëratë tematike  më titull: “Epoka Digjitale – Të nxënit në formatin e përzier apo hybrid”, teksa shpjegoi modelin të mësuarit hibrid që është një model i të mësuarit në të cilin një pjesë e mësimit zhvillohet online dhe pjesa tjetër në klasë.

 

Ajo shtoi se mënyra të mësuarit hibrid plotësojnë njëra tjetrën duke iu dhënë studentëve një perspektivë të ekuilibruar me hulumtim në veprim, ide për të inkurajuar leximin në epokën digjitale, si ndihmon formati hybrid nxënësit me vështirësi në nxënie e kështu me radhë.

 

Në pjesën e fundit të akademisë pjesëmarrësit të ndarë në grupe zhvilluan aktivitetin e quajtur Escape Room.