Me koncert semestral studentët e Fakultetit të Muzikës përmbyllin semestrin dimëror

24/12/2020

Studentët e Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment, përmbyllën suksesshëm semestrin dimëror me organizimin dhe mbajtjen e një koncerti semestral.

 

Aftësitë dhe njohuritë e tyre në industrinë e muzikës, ata i shfaqën përmes disa pikave muzikore nga zhanre të ndryshme si: pop, rock, jazz, contemporary classical.

 

Në këtë koncert, në një fjalë rasti, drejtuar studiuesve të rinj të fushës së muzikës, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi është shprehur i lumtur me punën e studentëve, duke vlerësuar përkushtimin e tyre në fushën e artit dhe muzikës.

 

“Kam pas rastin të marrë pjesë në shumë universiteteve partnere tona, dhe ishte ëndërr që të organizojmë koncerte të tilla. Me kampusin e ri që është duke u ndërtuar, do të krijojmë një ambient shumë të përshtatshëm për juve. Aty do të jenë të gjitha mundësitë për të gjeneruar kompetenca dhe dije, si dhe elementet tjera të cilat ndërlidhen me programin Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment.”, ka thënë rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi.

 

Për shkak të pandemisë Covid-19, ky koncert u mbajt duke respektuar të gjitha masat anti-covid të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe që do të transmetohet në kanalet zyrtare të UBT-së.