Me koncert muzikor nis aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment

13/07/2021

Hapjen e Akademisë Ndërkombëtare Verore, Fakulteti Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, e ka bërë me anë të një koncerti madhështor, ku performuan studentë të këtij drejtimi, të cilët me zërin e tyre unik impresionuan të pranishmit në sallë.

 

Aktiviteti i Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, ka vazhduar me ligjëratën e profesoreshës Ulpiana Aliaj, e cila ka ligjëruar për të pranishmit rreth ndikimit të formimit muzikor profesional në muzikën moderne.

 

Ndërkaq, profesoresha në UBT, Adelina Thaçi-Meta ka diskutuar me të pranishmit rreth rolit të fuqishëm të muzikës moderne në shoqërinë tonë, duke marr shembuj konkret të zhvillimit të kësaj muzike në vendin tonë.

 

Për këndimin muzikal dhe rëndësinë e kësaj forme muzikore ka folur profesoresha Besa Llugiqi, ndërkaq në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT ka ligjëruar kompozitori i njohur Florent Boshnjaku me temën “Muzika Moderne”.

 

Kjo akademi ditëve në vijim do të mbledhë edhe shumë emra të njohur të artistëve, duke krijuar një gërshetim unik që i përshtatet nivelit të Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT.