Me koncert dhe shfaqje, studentët e Fakultetit të Muzikës dhe Aktrimit përmbyllën suksesshëm vitin 2022

23/12/2022

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me praninë e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesorëve dhe studentëve të shumtë të UBT-së, u organizua një koncert madhështor për fundvit nga studentët, profesorët dhe bendi i Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT.

Në fillim të këtij organizimi u realizua një shfaqje nga studentët e Fakultetit Aktrim në UBT, të titulluar: “Veprime fizike dhe gjësende”, nën udhëheqje të profesorëve Ilir Prapashtica, Fiona Gllavica, Alban Zogaj dhe Marigona Bekteshi – Ferati.

Për një fjalë rasti, të pranishmit i ka përshëndetur rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili njëherit i uroi studentët dhe profesorët për festat e fundvitit, duke iu dëshiruar suksese të mëtejme në rrugëtimin e tyre në UBT.

Njashtu, edhe dekanja e Fakultetin Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, Ulpiana Aliaj, i përshëndeti studentët dhe profesorët, si dhe i uroi ata për koncertin e fundvitit.

Koncertin e madhështuan studentët e Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, me këngët e përzgjedhura për të argëtuar të pranishmit, duke kënduar hitet më të famshme të autorëve më të njohur ndërkombëtar të muzikës moderne e asaj tradicionale.

Këngët që u interpretuan nga studentët janë:

  • Agnesa Vishesella me këngën “Feeling Good”, nga Michael Bubble;
  • Diana Mehmetaj me këngën “1944”, nga Jamala;
  • Dueti Tringa Makolli dhe Sylejman Sopa me këngën “Shallow”;
  • Pjesë për flaute dhe piano “Teleman” nga Borisja Gjonej;
  • Vlora Firza me këngën “Fly me to the moon” nga Frank Sinatra;
  • Elona Alshiqi me këngën “Set fire to the rain” nga Adele;
  • Auron Deva me këngën “Bound to you” nga Christina Aguilera;
  • Pjesë me klarinet dhe piano “Concert in Eb major – Weber” nga Argëtim Zeqiri;
  • Elvana Prendi me këngën “Every day is Christmas” nga Sia;
  • Arnesa Kadrijaj me këngën “Stand up” nga Synthia Erivo;
  • Meriton Heta me këngën “Suspicious Minds” nga Elvis Presley;
  • Erta Ramadan me këngën “Ika Larg” nga Eneda Tarifa;
  • Elton Kçiku me këngën “It’ll be okey” nga Shawn Mendes;
  • Anjeza Gashi me këngën “Like Tatto” nga Sade;
  • Dea Berisha me kwngwn “Hurt” nga Christina Aguilera;
  • Diana Mehmetaj dhe Auron Deva me këngën “Blue Christmas” nga Elvis Presley;
  • Arnesa Kaadriaj me këngën “Rocking around Christmas tree” nga Brenda Lee;

Studentët u shoqëruan me piano dhe saksofon nga profesorët: Klevis Gjergji, Arton Hasani dhe Dukagjin Muhaxheri.

Koncerti i Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, u përmbyll me këngët “Love me Tender” nga Elvis Presley dhe “All I want for Christmas is you” nga Mariah Carey, të interpretuar nga kori i UBT-së.