Më 27 shtator zhvillohet audicioni i dytë për programin Aktrim në UBT

20/09/2022

Nëse ke dëshirë dhe planifikon që në të ardhmen të bëhesh pjesë e skenës teatrale, filmit, apo aktrimit në përgjithësi, bëhu pjesë e audicionit për t’u pranuar në programin Aktrim në UBT.

Audicioni mbahet të martën, më datë 27 shtator 2022, në orën 11:00, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, dhe të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në audicion duhet të nisin një email te: [email protected] ose [email protected] me informacionet bazë tuajat.

Pjesëmarrësit duhet të përgatisin një monolog, një këngë, një poezi, një imitim dhe një tregim popullor, dhe në bazë të kësaj do të vlerësohen para një jurie profesionale me aktorët më eminent të fushës së artit që ka vendi dhe rajoni.

Për informacione më të hollësishme rreth audicionit do të njoftoheni përmes emailit.