Më 25 tetor, drejtoresha e American Jewish Committee, Leibovich Avital do të mbajë ligjëratë tematike për studentët e UBT-së

24/10/2018

Leibovich Avital, drejtoresha e American Jewish Committee në Jerusalem, si një ndër organizatat më të mëdha hebreje në botë, do të jetë për herë të parë në Kosovë, ku do ta vizitojë UBT-në.

 

Ajo ka zgjedhur UBT-në për t’i ndarë eksperiencat e saj, me ç’rast edhe do të mbajë një ligjëratë tematike për studentët e UBT-së, më datë 25 tetor 2018, nga ora 16:00, në Prishtinë.

 

Ligjërata do të jetë në interes të njohurive shtesë për të gjithë studentët, pasi që tema që ajo do ta trajtojë do të ketë informacione të rëndësishme për një çështje unike.