BETA

Më 15 tetor, në UBT do të diskutohet për rolin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

09/10/2018

 

Pas bisedimeve të gjata dhe të vështira, Dhomat e Specializuara të Kosovës (Kosovo Specialist Chambers), janë gati për të filluar punën e tyre në aspektin e adresimit të krimeve që kanë ndodhur në Kosovë gjatë dhe pas luftës.

 

Por, roli dhe funksionimi, dhe madje, edhe vetë ekzistenca e tyre është diskutuar shumë herë, pa arritur në një rezultat konkret dhe të kënaqshëm.

Për këtë arsye, Instituti për Integrime Evropiane, Qendra Grotius dhe UBT, kanë organizuar dhe po organizojnë një seri të forumeve dhe punëtorive, përfshirë atë në Bruksel në mars të këtij, në Hagë në qershor, dhe tash, më 15 tetor në Prishtinë.

 

“KOSOVO SPECIALIST CHAMBERS: A POLITICAL GAME CHANGER OR ANOTHER COURT “DOWN THE DRAIN?”, do të jetë tema kryesore për të cilën do të diskutohet gjatë kësaj konference, në të cilën panelistë do të jenë njohës të fushës politike e juridike nga vendi dhe rajoni.

 

Folësit që do ta pasurojnë këtë konferencë me njohuritë e tyre janë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, lexuesi në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Aidan Hehir, kërkuesja shkencore në Institutin e Kriminologjisë në Leuven, Furtuna Sheremeti, hulumtuesi i asociuar, Mathias Holvoet dhe asistenti n+ RIT Kosovo, Robert Muharremi.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre më së largu deri më 14 tetor në email-in: [email protected] .