Mbylli punimet Akademia Verore Ndërkombëtare e UBT-së

13/08/2014

Prishtinë, 4 gusht 2014 –UBT ka përmbyllur edicionin e vet tradicional   të “Akademisë  Verore Ndërkombëtare ” për vitin 2014.

 

Në këtë edicion ishin pjesëmarrës  një numër i madh studentësh , jo vetëm të nëntë fakulteteve të  UBT-së,  por edhe të universiteteve  të jashtme ndërkombëtare si dhe të tjera vendore,   dhe ligjëruan një varg i  profesorëve tanë  dhe të huaj dhe ekspertë të temave e caktuara. 

 

Sipas organizatorit  të këtij aktiviteti  prof. dr. Edmond Hajrizi, dhe drejtueseve të fakulteteve në UBT,  të gjithë pjesëmarrësit gjatë këtyre ligjëratave kanë përfituar njohuri të ndryshme dhe të shumta  dhe kanë pasur mundësi të shkëmbejnë eksperienca.

 

 

“Është hera e tretë që ne organizojmë këtë aktivitet,  me  qëllim që edhe gjatë kohë së verës  të   jemi aktivë.  Përveç ligjëratave dhe elementeve të tjera që e përcjellën studentin  gjatë studimeve, ne kemi bërë edhe këtë aktivitet,  vetëm studenti të ketë njohuri edhe më shumë për fushën që e studion. Gjithashtu,  temat që u ligjëruan  dhe puna që u bë në këtë Akademi ,  thuaja  kanë pasë  ndërlidhje të dukshme  me fushat tjera të cilat studiohen në UBT”, tha presidenti i UBT-së prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë hapjes solemne të  “Akademisë  Verore Ndërkombëtare  të UBT-së”, për vitin 2014. 

 

Përveç ligjëruesve të shumtë, si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë që kanë ligjëruar nëpër fakultete përkatëse, akademinë e kanë përshëndetur edhe disa mysafirë të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e nisjes së aktivitetit për fakultetet përkatës si profesori nga Austria,  prof.  Engelbert Selenko, ministri  i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj,  kryetari i Komunës së Shtimes, ma. sc. Naim Ismajli,  drejtori i Departamentit  të Shkencës në MASHT,  Murteza Osdautaj,  drejtori i Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Prishtinës,  drejtoresha e STIKK-ut, Vjollca Cavolli, Mehmet Gjata, kryeredaktor në revistën ”Ekonomia”, etj.

 

Përdallim prej fakulteteve tjera  Fakulteti i Shkencave Politike dhe ai i Juridikut,  aktivitetin në fjalë e kanë  organizuar në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, në Prishtinë.

 

Secili fakultet i ka   zhvilluar punimet në disa  sesione, gjatë të cilave u dhanë disa  ligjërata në interes të pjesëmarrësve.

 

Ky aktivitet është financuar nga UBT-ja dhe punimet e tij u ndoqën  gjatë muajit korrik dhe gusht2014, paralelisht në të gjitha fakultetet.  Përveç të tjerave, këtu u përfshinë udhëtime të ndryshme në terren, me ç‘rast u vizituan edhe objekte,  disa  nga kompanitë dhe institucionet më të suksesshme në tregun e Kosovës, dhe në fund të punimeve pjesëmarrësit  u pajisën me certifikata.