Mbylli punimet Akademia e Sistemeve të Informacionit, ligjërohet për të dhënat dhe sigurinë e informacioneve

13/07/2020

Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT mbylli aktivitetin në Akademinë Verore, në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, me ligjërata dhe ligjërues vendor e ndërkombëtarë.

 

Për gjithë pjesëmarrësit, online ligjëroi eksperti Fatos Fondaj. Ai ka shtjelluar temën “Data Mining and Business”, ku fokusi kryesor i kësaj ligjërate ishin të dhënat në biznes.

 

Tutje, profesori ndërkombëtar, Sudhir Kumar Singh, prezantoi ligjëratën e tij me temë: “GIS Software’s and Tools for spatial analysis”, i cili gjerësisht foli për mjetet softuerike që përdoren për analiza hapësinore.

 

Ndërkaq, profesori në UBT, Blerton Abazi, shtjelloi para pjesëmarrësve ligjëratën me temë: “Information Security Standards and Models”, ku prezantoi modelet dhe standartet që duhet të aplikohen për të pasur siguri në informacione.

 

Më pas, prof.Dr. Ivica Milevsk, trajtoi temën: “GIS for decision making”, eksperti ndërkombëtar, Daniel Bohannon, prezantoi online para pjesëmarrësve ligjëratën me temë: “Information Security and Techniques”, Altin Ukshini, prezantoi temën: “Using tools for massive Data Analysis (Python etc)”, Tomor Çela, trajtoi ligjëratën me temë: “SDI (Spatial Data Infrastructure”.

 

Akademia e Fakultetit Sistemet e Informacionit mbylli punimet me ligjëratën e profesori Ruzhdi Jarashi, për pjesëmarrësit foli konkretisht për temën: “Information Security Laë and Regulation”.

 

Ndërkohë, UBT Fest 2020 do të vazhdojë punimet me forume virtuale që do të organizohet në kaudër të këtij fakulteti, respektivisht në të gjitha fakultetet përkatëse.