Mbylli punimet Akademia e Juridkut, ligjërohet për sfidat e transaksioneve të korporatave

16/07/2020

Fakulteti i Juridikut në UBT mbylli aktivitetin në Akademinë Verore, në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, me ligjërata dhe ligjërues vendor e ndërkombëtarë.

Në ditën e fundit të akademisë ka ligjëruar profesoresha Njomeza Zejnullahu. Profesoresh Zejnullahu trajtoi temën me titull: “Sfidat e Transaksioneve të Koorporatave”, në kuadër të së cilës ka shtjelluar detaisht për transakcionet më të shpeshta të korporatave dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto  korporatat gjatë transaksioneve.

 

Tutje, ajo prezantoi poashtu për kerkesat ligjore të transaksionet të korporatave dhe sfidat siç janë: pronësia intelektuale, kërkesat komplekse dhe rregullatore si dhe kostoja e transaksioneve. Po ashtu gjatë ligjeratës, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ndikimit të pandemisë COVID -19 në këto transaksione.