Mbyll punimet punëtoria “Përpjeket digjitale – Vizatimi në lëvizje”, në Global UBT Fest 2020

14/07/2020

Për disa ditë me rradhë, në Akademinë Verore të Fakultetit Arti dhe Mediat Digjitale, në kuadër të Global UBT Fest 2020, ka zhvilluar punimet puëntoria me temë: “Përpjekjet digjitale – Vizatimi në lëvizje”, mbajtur nga profesorët në UBT, Fitore Isufi dhe Jeton Lakna.

 

Në kaudër të kësaj punëtorie, pjesëmarrësit kanë zhvilluar punime tejet kreative, përmes së cilave ata kanë përquar mesazhe qytetare dhe sociale përmes vizatimit dhe ilustrimit digjital.

 

Ata kanë eksperimentuar në këtë drejim duke zhvilluar elementet vizuele për multimedia. Këto punime do të shfaqen në ekspozitën virtuale të Akademisë Verore të Fakultetit Arti dhe Mediat Digjitale, ku do të mbahet me datë 1 gusht 2020.