Mbyll punimet ANV-ja e Infermierisë

20/07/2017

Fakulteti i Infermierisë në UBT, mbylli aktivitetin në Akademinë Ndërkombëtare Verore, me ç’rast për pjesëmarrësit u ndanë certifikata për kontributin e dhënë.

Para kësaj, për studentët ligjëroi ekspertja Elizabeth Campestrini. 
Ajo ligjëroi temën më titull: “Ndryshimi dhe menaxhimi i stresit si mjete kryesore për ndryshim në strukturën shëndetësore në Kosovë, bazuar në strukturën shëndetësore në Austri”.

Fokusi kryesor i kësaj ligjërate ishte në menaxhimin e ndryshimeve dhe menaxhimin e stresit, pastaj për rolin që luajnë për profesionistët shëndetësorë, të cilët veprojnë nëpër institucione shëndetësore në Austri, si dhe çfarë roli mund të luajnë profesionistët shëndetësorë që punojnë në Kosovë.

Tutje, Campestrini për studentët pjesëmarrës shtjelloi edhe aspektin e përqendrimit në sigurinë shëndetësore, organizatat shëndetësore, mënyrat e sjelljes, strategjitë që duhet të përdoren etj.