Mbyll punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT

19/07/2021

Ka përmbyllur aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, që këtë vit është duke u mbajtur në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, e që ka mbledhur ekspertët dhe profesionistët më të mirë të fushës së inxhinierisë ndërtimore.

 

Në ditën e fundit të kësaj akademie, rreth sigurisë në ndërtimtari dhe sfidat e këtij sektori ka folur drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof.dr Muhamet Ahmeti, përderisa për masat për siguri dhe mbrojtje gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në lartësi, për pjesëmarrësit dhe studentët ka ligjëruar, studenti Sadedin Nika.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, ka vazhduar me ligjëratën e profesorit Agim Shaqiri i cili më shumë ka folur për aksidentet në vendin e punës dhe hetimin e tyre, si një dukuri e shpeshtë në vendin tonë, teksa profesori Beni Kizolli ka shtjelluar më shumë rreth ndikimit të politikave të transportit në komunitet.

 

Profesori në UBT, Nol Deda, ka vazhduar ligjërimin për auditimin e elementeve të sigurisë rrugore, ndërkaq Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT është përmbyllur me ligjëratën e profesorit Hazir Çadraku me temën: “Rrjeti hekurudhor në Kosovë 1874-2020”.