Mbyll me sukses punimet Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion

02/11/2020

Kanë përfunduar me sukses punimet e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion. Ngjarja më e madhe shkencore, këtë vit mblodhi shumë hulumtues e studiues nga 26 fusha të ndryshme, që prezantuan hulumtimet dhe të gjeturat e tyre shkencore.

 

Edicioni i sivjetmë, i cili është i nënti me radhë, mblodhi rreth 1000 pjesëmarrës, mbi 700 hulumtues shkencorë, prej të cilëve rreth 300 ndërkombëtarë. Punimet morën vlerësime të larta, pasi që ishin profesionale, inovative dhe shumë të nevojshme për fushat në të cilat konferenca shtriu aktivitetin e saj.

 

Përmes organizimit të ngjarjeve të tilla të mëdha shkencore, UBT po bashkon komunitetin e shkencëtarëve, dhe po jep kontribut në zhvillimin e shkencës, duke u mundësuar profesorëve, studentëve e hulumtuesve shkencorë që të prezantojnë të gjeturat dhe hulumtimet e tyre në fusha të ndryshme.

 

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, këtë vit aktivitetin e saj e shtriu në 26 fusha të ndryshme që u mbajtën njëkohësisht, përmes platformës online, duke përfshirë fushat:

 

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;
  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;
  • Sisteme të Informacionit dhe Siguri;
  • Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;
  • Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;
  • Juridik;
  • Shkenca Politike;
  • Gazetari, Media dhe Komunikim;
  • Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;
  • Shkenca Farmaceutike dhe Natyrore;
  • Dizajn;
  • Psikologji;
  • Edukim dhe Zhvillim;
  • Modë;
  • Muzikë;
  • Art dhe Media Digjitale;
  • Stomatologji;
  • Mjekësi e Aplikuar.