Mbyll aktivitetin Fakulteti Arti dhe Mediat Digjitale, në kuadër të Festivalit “Global UBT Fest 2020”

16/07/2020

Fakulteti Arti dhe Mediat Digjitale, në kuadër të Global UBT Fest 2020, ka përmbyllur aktivitetin me ligjërata të hapura, ku janë trajtuar tema shumë aktuale të kësaj fushe.

 

Punimet ky fakultet i mbylli me ligjëratën e shkrimtarit, kuratorit dhe redaktorit të Phaidon Press, Michele Robecchi, i cili foli gjerësisht për rëndësinë e artit të sotëm bashkëkohor.

 

Ai ka shpalosur detaje për historinë e botimeve të artit, duke filluar nga vitetet e 50-ta, e deri më sot.

 

Tutje, drejtor ekzekutiv i Q’art dhe organizator i Guerilla Art Festival dhe Meeting of Styles Kosovo, Agon Xhelili, shtjelloi temën se si duhet të jetësohet një festival me përmasa ndërkombëtare, duke folur gjerësisht edhe për bashkimin e komuniteve dhe qytetarëve për të mirën e përbashkët, të institucioneve.

 

Në fund, ai dha rekomandime dhe foli për modalitetet e përdorimit të hapësirave publike në këtë drejtim.