Mbyll aktivitetin Akademia e Infermierisë, Teknik i Radiologjisë dhe Teknik i Anesteziologjisë

04/07/2021

Shumë të rinj, profesorë dhe ekspertë, morën pjesë në Akademinë Verore të Infermierisë, Teknik i Radiologjisë dhe Teknik i Anesteziologjisë, në kuadër të Global UBT Fest 2021, ku përgjatë katër ditëve u prezantuan punime dhe tema shumë aktuale dhe në interes për shoqërinë.

 

Dita përmbyllëse e kësaj akademie u pasurua me ligjërues të shumtë, të cilët shtjelluan tema të ndryshme, njëherësh dhanë konkluzione dhe rekomandime profesionale.

 

Fillimisht, profesori Zejdush Tahiri, trajtoi temën: “Përgatitja e profesionisteve shëndetësor për punë, sjellja sociale dhe mjekësore gjatë pandemisë COVID-19”,

 

Në këtë akademi edhe profesori Hajrullah Fejza, prezantoi ligjëratë tematike. Ai foli për “Ndikimi i Covid 19 ne shëndetin seksual”.

 

Akademia Verore e Fakulteteve Infermieri, Teknik i Radiologjisë dhe Teknik i Anesteziologjisë në UBT, mbyllen aktivitetin e tyre në kuadër të Global UBT Fest 2021, me pyetje nga ana e pjesëmarrësve ku morën përgjigje profesionale nga ekspertët që ligjëruan tema të ndryshme.