Mbi 200 studiues në Konferencën Ndërkombëtare në Durrës të Shqipërisë

05/11/2013

UBT, Universiteti i Vlorës dhe Universiteti i Tiranës organizuan Konferencë Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione

 

 

Durrës, 1 nëntor 2013 – UBT në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës dhe Universitetin e Tiranës, dhe institucione tjera akademike, si dhe me mbështetjen e Universitetit Teknik të Vjenës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), EUROSIM, Quality Kosova, IPMA Kosova, AEP dhe IFAC organizuan konferencën dyditore ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, e cila i nisi punimet sot në hotelin “Blearti ”, në Durrës dhe është kah përcillet nga shumë të interesuar. Në këtë Konferencë Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, janë paraqitur rreth 200 pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushave si me theks të veçantë: Computer Science and Information Systems, Management, Business and Economics, Mechatronics and Robotics, Architecture and Spatial Planning, Law, nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dhe akademikë nga shumë vende të ndryshme të botës. 

 

 

Përveç krerëve të këtyre institucioneve organizatore, si presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, dekania e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Vlorës, prof. as. Evelina Bazini dhe prof. dr. Kozeta Sevrani, përgjegjëse e Departamentit Matematikë, Statistikë dhe Informatikë e zbatuar në Universitetin e Tiranës (UT) në hapjen solemne morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës, si dhe të universiteteve, kompanive dhe institucioneve partnere që i ka UBT nëpër Evropë dhe botë. 

 

 

Duke folur para të pranishmëve, si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të atyre ndërkombëtare, përfaqësues të medieve, profesorë dhe studentë të UBT-së dhe të ftuar të tjerë përveç se ju shprehu mirëseardhje, presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi ka thënë: “Është hera e dytë që organizojmë një konferencë të tillë, ideja është me krijuar disa nënkonferenca dhe mbase me i ndërthurur me një konferencë të vetëm, dhe është një mundësi e mirë për të rinjtë më publikuari punime shkencore po edhe mu njohtë më komunitetin akademik ndërkombëtar, siç i kemi të pranishëm në këtë konferencë. Dhe tjetra ide është me përmirësuar bashkëpunimin rajonal të komuniteti ndërkombëtar bashkë më Universitetin e Vlorës dhe Universitetin e Tiranës, dhe me përfaqësues vendorë të shoqatave menaxheriale, kështu që kjo konferencë mundëson orientimin dhe koordinimi ne sektorëve të ndryshëm brenda rajonit”. 

 

 

Ndërkaq prof. dr. Peter Kopacek nga Universiteti Teknik i Vjenës, ka deklaruar se të njëjtën konferencë në vitin e kaluar e organizuan në e Prishtinë, kurse në këtë vit në Durrësin e bukur jo vetëm për ne por edhe për kolegët ndërkombëtar. “Vitin e kaluar ka qenë më shumë event i organizuar për një komunitete të caktuar intelektual, ndërsa eventi i sotshëm është shumë më i gjerë edhe në numrin e fushave të shqyrtuara si dhe për numrin e pjesëmarrësve”, ka theksuar ai. 

 

 

Gjithashtu UBT dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetin e Vlorës kanë arritur marrëveshje të përbashkët për master. “E falënderojmë presidentin e UBT-së, z. Hajrizin, që na ka ftuar për ta ndarë konferencën me ne. Është viti i dytë dhe fatmirësisht po shndërrohet në traditë”, ka thënë dekania Bazini. Ndërkaq prof. dr. Kozeta Sevrani, nga Universiteti i Tiranës, përveçqë i përshëndeti të pranishmit ndër tjera ka thënë: “Nëpërmjet kësaj konference synonim të vazhdojë të kontribuojë për përmbushjen e nevojave që kanë akademikët, kërkuesit, lektorët e studiuesit e fushës, për të ndarë mendimet, idetë, eksperiencat dhe punimet e tyre”. 

 

 

Edhe prof. dr. Felix Breitenecker, njëherësh përfaqësues i EUROSIM-it dhe profesor në Universitete i Vjenës është shprehur: “E falënderoj studentin tonë të doktoratës Edmond Hajrizin që më ofroj mundësinë të prezantohem para këtyre njerëzve të shkencës. Për mua është kënaqësi”. 

 

 

Në konferencën në fjalë sot me punime e tyre hulumtuese janë paraqitur vargu i studiuesve nga fushat e cekuar më lartë. Po ashtu në konferencë me punime e tyre hulumtuese nga fusha e cekur me lartë u paraqitën edhe një varg studiuesish të rinj të tria universiteteve organizatore si të UBT-së, UV-së dhe UT-së, si studentë dhe profesorë të universiteteve dhe institucioneve partnerë të UBT-së. Në Konferencën Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, janë paraqitur rreth 200 pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushave përkatëse, nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dhe akademikë nga shumë vende të ndryshme të botës. Punimet e konferencës, janë duke u zhvilluar paralelisht në katër sesione të fushave të cekura më lartë. Këto punime do vazhdojnë edhe nesër nga orët e mëngjesit e deri në mbrëmje në hotelin “Blearti” në Durrës në Shqipëri dhe mund të përcillen nga të interesuarit.