Mbi 100 profesorë të rinj në UBT

25/01/2017

Mbi 100 profesorë të rinj në UBT

 

Në kuadër të rritjes së vazhdueshme të cilësisë së mësimdhënies, UBT gjatë këtij viti akademik ka shtuar stafin e rregullt akademik nëpër të gjitha fakultetet.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi tha se rritja e stafit po bëhet me qëllim që të ofrohen dije dhe njohuri të nivelit të lartë, shoqëruar me një shërbim të përshtatshëm administrativ dhe social për realizimin e vizionit zhvillimor të UBT-së.

“Synimi im i vazhdueshëm është që të mos e zhgënjej asnjëherë besimin e mijëra studentëve që kanë zgjedhur UBT-në, kurse për të realizuar këtë synim, kemi punësuar mbi 100 profesorë të rinj, si dhe kemi shtuar edhe stafin administrativ”, tha rektori Hajrizi.

 

Sipas tij, procesin e këtij punësimi e bën të veçantë fakti se një numër i madh i të punësuarve ishin dikur studentë të suksesshëm të UBT-së, të cilët kanë vazhduar studimet e tyre jashtë vendit dhe tani janë bërë pjesë e stafit akademik.

 

“Rritja e numrit të stafit dëshmon se UBT është një institucion atraktiv akademik, ku shkollarë të rinj po ofrojnë kontributin e tyre për të avancuar qasjen në dije të re për studentët e UBT-së”, përfundoi Hajrizi.

 

Deri tani në UBT janë regjistruar 20 mijë studentë, aktualisht janë 10 mijë studentë aktivë, me rritje të vazhdueshme – 3000 të regjistruar brenda vitit. Gjithashtu në UBT deri tani kanë punuar mbi 1000 punëtorë, ndërsa tani janë mbi 500 aktiv, staf administrativ dhe akademik. UBT aktualisht ka infrastrukturë moderne, në disa kampuse dhe rritja dhe zgjerimi i këtij institucioni ka vazhduar gradualisht.