Mbahet takimi i grupit punues për zhvillim të platformës për bashkëpunim ndërkombëtar

11/02/2021

Është mbajtur sot takimi i dytë i grupit punues për paketën e punës për zhvillim të platformës për bashkëpunim ndërkombëtar, menaxhim projektesh dhe mobilitet të stafit dhe studentëve.

 

Profesori i UBT-së, Betim Gashi, prezantoi para përfaqësuesve të universiteteve partnere versionin e parë të platformës për bashkëpunim ndërkombëtar, përderisa universitetet partnere ofruan edhe sugjerime të tjera.

 

Në këtë takim UBT u përfaqësua nga Elinda Krasniqi dhe profesori i UBT-së, Betim Gashi, i cili prezantoi para përfaqësuesve të universiteteve partnere versionin e parë të platformës për bashkëpunim ndërkombëtar.

 

Ky takim është zhvilluar në kuadër të projektit QUADIC, i cili ndërlidhet me ngritjen e kapaciteteve në zhvillimin dhe menaxhimin e projektit.