Mbahet punëtoria për studentët e SHKI-së nga Musala Soft, me mundësi për punë praktike

13/12/2017

 

Nën vëmendjen e dhjetëra studentëve të Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT, u mbajt për herë të parë punëtoria profesionale mbi shfaqjen e shkathtësive nëpër intervista pune dhe shpejtësinë në veprim, elemente këto të trajtuara nga përfaqësuesi dhe menaxher i zhvillimit të talenteve në kompaninë bullgare, “Musala Soft”, Ivaylo Katsarkov.

 

E ndarë në dy pjesë, punëtoria filloi me ligjëratën tematike më titull: “Si ta shfaqim më të mirën nga vetja në intervista”, fokusi i së cilës u vendos tek intervistat në sektorin e teknologjisë informative.
Ndërsa, në pjesën e dytë është trajtuar tema e titulluar: “Të shpejtë në veprim”, në kuadër të të cilës është mbajtur edhe ana praktike e punëtorisë, që u zhvillua në formë të lojës interaktive ndërmjet studentëve të cilët patën detyrë të formonin objekte me forma të ndryshme, me qëllim që të matej shpejtësia, shkathtësia dhe kreativiteti i tyre gjatë punës.


Pas pjesëmarrjes në këtë punëtori dhe pas përfundimit të studimeve, do të kenë mundësi të vazhdojnë punën praktike në kompaninë “Musala Soft”.

 

Punëtoria, kishte për qëllim që të përgatis studentët e UBT-së, që pas përfundimit të studimeve të vazhdojnë punën praktike në kompaninë Musala Soft.