Mbahet punëtoria “Financimi në Arsimin dhe Aftësimin profesional në Kosovë”

11/03/2020

Ka zhvilluar punimet sot punëtoria njëditore për Financimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë, projekt i UBT-së që është financuar nga programi ALLED 2 dhe ADA.

 

Kjo punëtori është organizuar me qëllim të mbështetjes së ekspertëve të Ministrisë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), për përmirësimin e planifikimit financiar për Shkollat Profesionale në Kosovë.

 

Punëtoria në fjalë, me theks të veçantë, mblodhi zyrtarë të MASHTI-it, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimit, Kolegjiumin e Arsimit, përfaqësues të shkollave profesionale, përfaqësues të industrisë dhe donatorë.

 

Si e tillë, punëtoria konkretisht shërbeu edhe si diskutim për të kuptuar gjendjen aktuale të financimit dhe menaxhimit financiar të shkollave profesionale duke u fokusuar në proceset dhe rregulloret e aplikuara.

 

Përgjithësisht, projekti në fjalë ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë e vendit që të përgatiten dhe të jenë sa më kompetent për tregun e punës.