Mbahet ligjërata për multimedia në AVN-në e Dizajnit të Integruar

10/07/2017

 

 Fakulteti i Dizajnit të Integruar në UBT, në kuadër të Akademisë Verore Ndërkombëtare, ka trajtuar ligjëratën më titull: “Multimedia”, që u mbajt nga producenti i njohur, njëherësh edhe profesor në UBT, msc. Baris Kramuço.

 

 

Karamuço, gjatë ligjëratës së tij, ai trajtoi kombinimin e fotografisë me shkrime. Me këtë rast, studentët janë njoftuar me teknikat e fotografimit profesional, si dhe me përdorimin e programit “Adobe Photoshop”. Ndërkaq, ata patën rastin që në ambiente të hapura të fotografojnë dhe ato fotografi t’i përdorin për në ballinën e revistave të ndryshme.

 

Akademia e Fakultetit të Dizajnit të Integruar, në ditët e ardhshme do të karakterizohet me shumë ngjarje, përfshirë edhe ato artistike.