Maturantët nga Ulqini mahniten me kushtet dhe infrastrukturën e UBT-së

08/05/2018

Maturantë të shumtë nga shkollat e mesme të Malit të Zi, konkretisht nga Ulqini, kanë vizituar Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, kjo me qëllim për tu informuar rreth kushteve që institucioni i ofron.

 

Gjatë kësaj vizite, maturantët morën këshilla për orientim në karrierë nga përfaqësuesit e UBT-së, të cilët edhe janë njoftuar me gjitha programet studimore dhe bursat e studimit që ndahen në UBT.

 

Maturantët nga Ulqini, vizituan dhe panë nga afër edhe objektet ku zhvillohet mësimi, kampuset inovative, laboratorët, sallat ku mbahen ligjëratat etj.

 

Maturantët janë mahnitur me infrastrukturën të cilën e posedon institucioni, derisa janë shprehur se përvojat moderne akademike, suksesi i studentëve dhe planprogramet janë vetëm disa nga arsyet pse ata do të studiojnë në UBT.

 

Në UBT, deri më tani kanë vijuar ose janë duke vijuar studimet studentë të shumtë nga rajoni, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.