Maturantët ndjekin në UBT Programin Përgatitor të Maturës

23/05/2016

Maturantë të shkollave të Kosovës, kryesisht të komunave Prishtinë e Fushë – Kosovë, kanë filluar të bëhen pjesë e Programit Përgatitor të Maturës, organizuar nga Qendra e Karrierës e UBT-së. Qëllimi i Programit është orientimi i maturantëve për t’u përcaktuar për fushën e studimit, saktësisht përgatitje e tyre që të jenë sa më të suksesshëm në testin e maturës. Kështu, maturantët, në ditën e parë në UBT, të hënën, kanë dëgjuar ligjërata përgatitore në lëndët matematikë, gjuhë shqipe dhe gjuhe angleze, kurse në pjesën e dytë do të marrin njohuri përgatitore në fizikë, kimi e biologji.


Mundësitë e krijuara nga UBT-ja janë pëlqyer nga maturantët e shkollave të Kosovës, shumë prej të cilëve janë shprehur në favor të përcjelljes së aktiviteteve të këtilla.


Qendra e Karrierës e UBT-së ka zgjedhur 4 qendra rajonale: Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin dhe Ferizajn, për të prezantuar Programin Përgatitor të Maturës, ndërsa deri tashti ka mbaruar punë në rajonet, Prizren e Ferizaj. Në fazën e dytë, Programi Përgatitor i Maturës, do të vijojë në qendrat rajonale, Gjakovë dhe Gjilan. Programi ka për qëllim të përkrahë komunitetin e të rinjve, në mënyrë që ata të kenë më shumë suksese në përcaktimin e vazhdimit të shkollimit, pas përfundimit specifik të testit të maturës.