Maturantët e Gjimnazit “Xhevdet Doda” mahniten me infrastrukturën e UBT-së (Foto&Video)

29/03/2019

Qindra maturantë të Gjimnazit “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, në mënyrë të organizuar kanë vizituar kampuset inovative të UBT-së, në Lipjan, për të parë nga afër mundësitë për studime dhe infrastrukturën të cilën e posedon institucioni.

 

Konkretisht ata vizituan ambientet ku zhvillohet mësimi, laboratorët e sofistikuar, sallat ku mbahen ligjëratat, teksa janë njoftuar edhe me programet studimore dhe bursat e studimit që nga UBT.

 

Maturantët janë mahnitur me kushtet dhe infrastrukturën që posedon institucioni, teksa janë shprehur se janë dijeni për suksesin e studentëve të UBT-së dhe për përvojat moderne akademike që institucioni i aplikon.

 

Gjatë kësaj vizite, maturantët janë këshilluar për orientim në karrierë nga përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës dhe nga profesorët e fakulteteve përkatëse në UBT.